Sot në datën 12 Korrik 2018, u zhvillua hapja e edicionit te dytë të “Albanian Cyber Academy”, organizuar nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK), Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), UBT-CERT, në mbështetje të Ambasadës Amerikane në Shqipëri.

Në këtë aktivitet morën pjesë studentë të shumtë nga të gjitha universitetet Shqiptare, të fokusuar në rritjen e dijeve të tyre rreth fushës së Sigurisë Kibernetike, për t’ju përshtatur kërkesave të tregut, nëpërmjet pajisjes me njohuri të thelluara në Linux Forensics, Windows Forensics etj.

Prof. Philip Polstra nga Universiteti Bloomsburg i Pensilvanisë mbajti leksionet e para mbi “Pen-Testing General Principles” dhe “USB Forensics and Attacks”.

Në dy ditë në vijim ekspertë të fushës do të zhvillojnë tematika të tjera rreth Sigurisë Kibernetike ku do ti shoqërojnë me simulime në praktikë.