Tiranë 5 Shkurt, 2019- Fëmijët janë një pjesë e rëndësishme e zgjidhjes se problemeve ne lidhje me dhunën online, bullizmin, shfrytëzimit seksual dhe abuzimin. Në ditën botërore të Internetit të Sigurtë, nga shkolla “Kosova”ne Tirane, Ministria e Arsimit dhe Rinisë, UNICEF dhe Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike u bën thirrje qeverisë, sektorit të TIK-ut, prindërve dhe mësuesve që të dëgjojnë fëmijët nëpërmjet konsultimeve të drejtpërdrejta dhe të përfshijë mendimin e tyre në politikat, strategjitë dhe programet që do hartojnë për të trajtuar abuzimin dhe shfrytëzimin seksual të fëmijëve në internet.

Mbi 300 ‘Këshillues te vegjël për sigurinë online” janë anagazhuar për të ndërgjegjësuar bashkëmoshataret e tyre për parandalimin dhe raportimin e situatave të dhunshme dhe të dëmshme online. Ne jemi duke i ftuar të gjithë, veçanërisht të rinjtë, të jemi miqësorë duke u angazhuar në veprime të vogla miresjellje - dërgimin e mesazheve pozitive të mira dhe postimi i komenteve pozitive. Kjo nismë, është zhvilluar ne disa qytete të Shqiperisë, Qarku Kukes, Diber, Lezhe, Fier, Berat, Tirane dhe Elbasan.

Interneti hap një botë të mundësive për fëmijët dhe të rinjtë, por shumë pak është bërë për t'i mbrojtur ata nga rreziqet e botës dixhitale. Dhuna në internet, duke përfshirë cyberbullying, është një problem në rritje globale, si jashte internetit ashtu dhe online dhe është kthyer ndër shqetësimet kryesore të të rinjve sot.

Për t’ju ardhur në ndihmë fëmijëve, është hartuar dhe një manual i ri nga AKCESK dhe UNICEF me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Nëpërmjet këtij manuali, fëmijët po mësojnë më shumë mbi lundrimin e sigurt në internet dhe problemet që mund te hasin sic eshte cyberbylling, duke i orientuar se si ti përballojnë këto situata, takimet me të panjohurit online, ndarjen e informacioneve personale online, si dhe ku duhet të raportojnë në rast rreziku.

“Këshilluesit të vegjël për sigurinë online” do vazhdojnë punën për të trajnuar edhe 15.000 bashkëmoshatarë në mbarë vëndin mbi kujdesin e përdorimit te internetit, rreziqet si dhe raportimin e abuzimeve online.
Disa nga perfitimet e iniciatives “Këshilluesit e vegjël për sigurinë online” janë:

•Njohuri mbi mbrojtjen e fëmijeve në internet.
•Ndërgjegjësimi fëmijë- mësues- prind, në lidhje rreziqet që ju kanosen fëmijeve nga përdorimi i internetit pa kufi.
•Nxitja dhe mbështetja e fëmijëve për të shpërndarë njohuritë tek fëmijët e tjerë për mbrojtjen e tyre nga rreziqet e internetit
•Bashkërendimi i punës me institucionet e tjera, me fokus edukimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga përdorimi i internetit të pasigurt.
•Orientimi i fëmijëve drejt lundrimit të sigurt në internet dhe përdorimit të tij për mundesitë që interneti ofron.

AKCESK, Ministria e Arsimit dhe Rinise me mbështetjen e UNICEF synojnë të shtrijnë këtë nismë në nivel kombëtar, por këtë herë duke trajnuar dhe mësuesit e TIK, prindërit dhe nxenës të 30 shkollave në mbarë vendin.