Nis fushata mbarë kombëtare për ndërgjegjësimin dhe edukimin e fëmijëve mbi përdorimin e internetit të sigurt

Në kuadër të projektit “Safer and better internet for the children in Albania”, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK) në partneritet të ngushtë me UNICEF dhe Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinise nisën sot më datën 12 Nëntor 2018, fushatën mbarë kombëtare për ndërgjegjësimin dhe edukimin e fëmijëve mbi përdorimin e internetit te sigurt. Kjo fushatë ka si fokus aftësimin e fëmijëve për t’u bërë “Peer educators” në përdorimin e internetit të sigurt, si dhe të zhvillojnë trajnime të tilla për të transmetuar këto njohuri tek fëmijët e tjerë.

Shkolla e parë që hapi këtë fushatë ishte shkolla 9-vjeҫare “26 Nëntori”, Tiranë. Në ketë trajnim një ditor, morën pjesë 26 nxënës të klasave të shtata dhe të teta. Gjatë trajnimit, fëmijët ishin shumë aktivë në diskutime, debate dhe opinione të ndryshme.

Temat e trajnimit janë të përmbledhura në një manual të hartuar pikërisht për ketë kategori dhe për ketë qellim. Në të trajtohen termat si: CyberBuling, online Grooming etj, të cilat ilustrohen edhe me video. Fëmijët këshillohen për rreziqet me të cilat mund të përballen në internet, si t’i trajtojnë ato dhe ku duhet të kërkojnë ndihmë.

Detaje mbi Trajnimet e zhvilluara

Data e Aktivitetit:

12.11.2018
Shkolla "26 Nentori" Tiranë

Data e Aktivitetit:

16.11.2018
Shkolla "Naim Frashëri"Elbasan

Data e Aktivitetit:

21.11.2018
Shkolla "Andon Xoxa"Fier

Data e Aktivitetit:

22.11.2018
Shkolla "Hekuran Maneku"Patos

Data e Aktivitetit:

26.11.2018
Shkolla "Katund i Ri"Peshkopi

Data e Aktivitetit:

27.11.2018
Shkolla "Mustafa Gjestila"Burrel

Data e Aktivitetit:

07.12.2018
Shkolla "Besëlidhja"Lezhë