Autoritetet rregullator te fushes Sigurisë ne Shqipëri dhe Kosovë, si dhe ofruesit e sherbimeve ne kete fushe, jane mbledhur ne Tirane ne datat 20 dhe 21 dhjetor, per te zhvilluar Konferencën e përbashkët, me temë “Sfidat e Sigurisë së Informacionit në realitetin e TIK”.

Në këtë konference, u prezantuan aspekte te rendesishme ligjore dhe teknike, qe rregullojne fushen si dhe zgjidhje te ofruara prej operaterove, te te dyja vendeve. Ne kete konference, Autoriteti Kombetar per Certifikimin Elektronik dhe Sigurine Kibernetike, si nje nder autoritetet me rol tejet te rendesishem dhe sensitiv ne ceshtjet e ​sigurise, u prezantua me "Politikat dhe mjetet per krijimin e nje mjedisi te sigurt komunikimi", duke i konsideruar ato si komponenti më i vlefshëm për menaxhimin e incidenteve të sigurisë kibernetike, si dhe kryerjen e transaksioneve elektronike të sigurta në tregun e brendshëm, me qëllim garantimin e bashkëveprimit të sigurt elektronik midis autoriteteve publike dhe qytetarëve, bizneseve, duke rritur efektivitetin e shërbimeve online publike dhe private, te biznesit dhe tregtisë elektronike.

Si përfundim, përdorimi i produkteve të sigurta ( identifikim elektronik, nënshkrim elektronik, vulë elektronike, transmetim elektronik, postë elektronike) dhe i dokumentit elektronik, garanton një komunikim të sigurt elektronik, në botën virtuale në të cilën sot mbarë shoqëria është pjesë e saj.
Ndërtimi i besimit në mjedisin online, është çelësi për zhvillimin ekonomik dhe social.

Konferenca gjithashtu, shenoi edhe nje risi ne bashkepunimin midis dy vendeve ne kete fushe, duke vendosut ura komunikimi per zhvillime te metejshme dhe ​shkembim eksperiencash mes autoriteteve dhe operatoreve.​ "