Konsultimi Publik

Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike bazuar në dispozitat e Ligjit Nr. 2/2017 "Për Sigurinë Kibernetike", ka përgatitur akte nënligjore për zbatimin e këtij ligji.

Bazuar në Ligjin 146/2014 "Për njoftimin dhe konsultimin publik", njoftohen të gjitha palët e interesuara se mund të paraqesin komentet dhe rekomandimet e tyre mbi këto dokumenta në postën elektronike info@cesk.gov.al . Në përfundim të procesit të konsultimit publik Autoriteti do të zhvillojë seanca konsultimi dhe takime publike me palët e interesuara.