Autoriteti Kombëtar Për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike

 

Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK) ka përgjegjësinë e mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit Nr.9880/2008  "Për Nënshkrimin Elektronik"  , Ligjit Nr.107/2015 "Për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara" si dhe Ligji Nr. 2/2017 "Për Sigurinë Kibernetike" dhe të akteve nënligjore të nxjerra në zbatim të tyre.

 

Misioni

Garanton sigurinë për shërbimet e besuara, në veçanti për garantimin e besueshmërisë dhe sigurisë në transaksionet elektronike ndërmjet qytetarëve, biznesit dhe autoriteteve publike, duke rritur efektivitetin e shërbimeve publike e private dhe tregtisë elektronike si dhe përcakton standardet minimale teknike për sigurinë e të dhënave dhe rrjeteve/sistemeve kompjuterike të shoqërisë së informacionit, në përputhje me standardet ndërkombëtare në këtë fushë, me qellim krijimin e nje mjedisi te sigurt elektronik

Synimi

Krijimi i një institucioni që nëpërmjet zbatimit të ligjit dhe standardeve teknike ndërkombëtare me tolerancë zero, krijon besueshëri për përdoruesit e nënshkrimit elektronik, identifikimit elektronik, shërbimeve të besuara si dhe rrit sigurinë në rrjetet e sistemit të informacionit në Republikën e Shqipërisë.

 

Funksionet e AKCESK


1.  Regjistron/ akrediton Ofruesin e Shërbimit të Besuar dhe mbikëqyr veprimtarinë e tij.

2. Inspekton metodat e gjenerimit dhe manaxhimit të çelësave publik, dhe certifikatave elektronike.

3. Mbikqyr procesin e lëshimit të certifikatave të kualifikuara elektronike dhe implementimin e nënshkrimit elektronik, identifikimin elektronik dhe shërbimet e tjera të besuara.

4. Garanton standardet mbi identifikimin e sigurt të

individëve, të cilëve iu lëshohen certifikatat e kualifikuara elektronike.

5. Përcakton masat e Sigurisë Kibernetike në nivel Kombëtar.

6. Pikë kontakti si dhe Asistencë në nivel Kombëtar në rastet e sulmeve apo incidenteve në fushën e sigurisë Kibernetike.