Struktura Organizative

Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike është institucion shtetëror i përberë nga 17 (shtatëmbëdhjetë) punonjës në dy drejtori, si më poshtë:

1. Drejtoria e Certifikimit Elektronik
2. Drejtoria e Sigurisë Kibernetike

Drejtoria e Certifikimit Elektronik përbehet nga dy sektorë, Sektori i Akreditimit dhe Sektori i Kontollit.
Sektori i Akreditimit është përgjegjës për kryerjen e procedurave të regjistrimit dhe akreditimit të personave juridikë ose fizikë që do të ofrojnë shërbimin e certifikimit elektronik dhe shërbimeve të besuara. Sektori i Kontrollit përgjigjet për auditimet dhe inspektimet periodike tek Ofruesit e Kualifikuar të Shërbimit të Besuar.
Drejtoria e Sigurisë Kibernetike përbehet nga dy sektorë, Sektori i Monitorimit dhe Reagimit ndaj Emergjencave dhe Sektori i Standartizimit. Sektori i Monitorimit dhe Reagimit ndaj Emergjencave është pergjegjës per monitorimin dhe reagimin ndaj incidenteve në fushën e Sigurisë Kibernetike . Sektori i Standartizimit realizojnë hartimin dhe zbatimin e standardeve minimale teknike për sigurinë e të dhënave dhe rrjeteve kompjuterike.
Sektori i Shërbimeve Mbështetëse është përgjegjës për çështjet financiare dhe burimet njerëzore.