AKCESK dhe MEPJ së bashku në një tryezë të OSBE-së për të diskutuar rolin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit në sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare

AKCESK dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) së bashku në një tavolinë të OSBE mbi rolin e teknologjive të informacionit  dhe komunikimit në kontekstin e Sigurisë Rajonale dhe Ndërkombëtare.
Ky event u mbajt javën e kaluar në Beograd, ku morën pjesë përfaqësues nga institucionet e sigurisë kibernetike dhe politikës së jashtme të tetë vendeve. Diskutimet u fokusuan në zhvillimet ndërkombëtare dhe rajonale të sigurisë kibernetike dhe masat e ndërtimit të besimit (CBMs) të OSBE-së, si dhe iniciativat dhe perspektivat kombëtare për forcimin e qëndrueshmërisë kibernetike.
Në këtë aktivitet, AKCESK prezantoi një pasqyrë të zhvillimeve të fundit në fushën e sigurisë kibernetike në Shqipëri, progresin e arritur në aspektin e politikave, legjislacionit, dhe kapaciteteve teknike si dhe sfidat me të cilat përballet vendi.

Pjesëmarrës nga Shqipëria ishin znj. Floreta Faber, zv. Drejtoreshë e Përgjithshme e AKCESK, znj. Oltjana Beci, specialiste pranë AKCESK, dhe znj. Greta Andoni, këshilltare e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

 

Mbrojtja e Infrastrukturave Kritike të Informacionit, Prioriteti i Qeverisë Shqiptare 
AKSK