AKCESK i ftuar në seminarin: “Sigurimi i Infrastrukturave Kritike në Republikën e Moldavisë – nga Mbrojtja te Qëndrueshmëria”

AKCESK ishte i ftuar në seminarin me tematikë “Sigurimi i Infrastrukturave Kritike në Republikën e Moldavisë – nga Mbrojtja te Qëndrueshmëria” në datën  26 prill në Chisinau, Moldavi mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Moldavisë  dhe Misioni i Partneritetit të BE-së në Republikën e Moldavisë.

 Seminari adresoi tematika të lidhura me sfidat e sigurisë kibernetike në rajon si dhe ndër të tjera prezantoi kuadrin rregullator  të BE-së mbi menaxhimin dhe qëndrueshmërinë e infrastrukturave kritike të informacionit. Në këtë aktivitet AKCESK ndau përvojën e Republikës së Shqipërisë  lidhur me mbrojtjen e infrastrukturave kritike të informacionit, si një nga shtyllat e Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike dhe prioritet i qeverisë për rritjen e nivelit të sigurisë në ekosistemin digjital kombëtar.

Përfaqësuar në panel ishte Z. Eris Sinojmeri, Përgjegjës Sektori i Analizës së Riskut Kibernetik, i cili prezantoi shembullin e vendit tonë lidhur me strategjitë që Autoriteti ndjek për Mbrojtjen Infrastrukturave Kritike të Informacionit.

               
AKCESK zhvilloi CTF e rradhës në Fakultetin e Ekonomisë
AKSK