AKCESK në forcim të kapaciteteve të sigurisë kibernetike

Në kuadër të krijimit të një ekosistemi kibernetik të sigurt për biznesin në Shqipëri, më datë 31 Janar 2024, u organizua aktiviteti “Cybersecurity Hackathon” me pjesëmarrës nga sektori i biznesit, nën drejtimin e Bashkimit Tregtar Shqiptar me mbështetjen e AKCESK dhe projektit Risi Albania, implementuar nga Helvetas.
Duke konsideruar digjitalizimin e proceseve dhe evoluimin e teknologjive që bizneset përdorin si dhe rritjen e numrit të kërcënimeve të sigurisë kibernetike, zhvillimi i kapaciteteve njerëzore dhe teknike në këtë fushë është thelbësor për të garantuar sigurinë dhe vazhdimësinë e operacioneve të biznesit. Ky aktivitet, i organizuar në formatin e një stërvitje kibernetike, krijoi mundësinë për ekspertët e teknologjisë së informacionit dhe sigurisë kibernetike të bizneseve për të testuar dhe zgjeruar njohuritë e tyre nën udhëheqjen e trajnuesve profesionistë të AKCESK. Stërvitja kibernetike pati në fokus realizimin dhe menaxhimin e sulmeve kibernetike të simuluara, me qëllim zhvillimin e taktikave mbrojtëse për sistemet kryesore të bizneseve në Shqipëri.
Zv. Drejtoresha e Përgjithshme e AKCESK, znj. Floreta Faber, në fjalën e saj përshëndetëse, shprehu mirënjohje për bashkëpunimin me RISI Albania në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit publik-privat për adresimin e sfidave të sigurisë kibernetike në vend. Gjithashtu nënvizoi rolin kyç të AKCESK, për të ofruar mbështetje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm ndaj bizneseve dhe të gjithë sektorëve kritikë në Shqipëri, për forcimin e sigurisë kibernetike në nivel kombëtar.

Buletini i Lajmeve të Sigurisë Kibernetike Janar 2024

Kontaktoni Me Ne