AKCESK organizon trajnimin dy ditor për Higjienën Kibernetike

Mos-përditësimi i sistemit të operimit, mashtrimet phishing apo SMishing janë një sërë rreziqesh në botën e sotme digjitale që mund të kompromentojnë sigurinë tuaj online!

Kjo është arsyeja pse AKCESK, në bashkëpunim me CRDF, me mbështetjen e Departamentit Amerikan të Shtetit, organizoi trajnimin dy ditor mbi Higjenën Kibernetike në datat 12 & 13 Shkurt.
Ky trajnim u ndoq nga 420 pjesëmarrës online si dhe 50 pjesëmarrës në sallë duke përfshirë punonjës të profileve të ndryshme nga të gjitha institucionet publike, sektori privat si dhe shoqëria civile. Gjatë trajnimit u trajtuan çështje të tilla si mbajtja e sistemit operativ të përditësuar, përdorimi i fjalëkalimeve të sigurta dhe unike, aktivizimi i autentifikimit me dy faktorë si dhe kujdesi që duhet treguar ndaj linqeve apo shkarkimeve të dyshimta.

AKCESK vlerëson përfshirjen e të gjithë kategorive të shoqërisë në trajnime të tilla me qëllim ndërgjegjësimin dhe rritjen e vigjilencës nga kërcënimet e vazhdueshme kibernetike.

 

AKCESK pjesëmarrës në trajnim: Second Edition of the Energy Sector Critical Infrastructure Cyber Exercise
AKSK