Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK) në bashkëpunim me Women in Technology Albania, Ambasadën Amerikane në Shqipëri, DCAF, FCO, Shoqata e bankave, Shoqata e Mikrokredive, EUROSIG, UBA Bank, Silensec dhe Tetra Solutions, më 22 qershor - 3 korrik 2020, organizuan edicionin e katërt të Albanian Cyber Academy (ACA4). Duke respektuar masat e vendosura për shkak të pandemisë globale Covid-19 aktivitetet e ACA4 u zhvilluan në internet.
Qëllimi i këtij aktiviteti mbarëkombëtar ishte rritja e aftësive dhe thellimi i njohurive të profesionistëve të sigurisë kibernetike dhe studentëve të rinj të talentuar të fushës.
Këtë vit, 11 folës ndërkombëtarë (Dr. Erdal Ozkaya, Mitko Bogdanoski, Ramsés Gallego, Ljubica Pendaroska, Ivica Simonovski, Jaroslaw Ponder, Predrag Pale, Metodi Hadji Janev, Marjan Stoilkovski, Almerindo Graziano dhe Marwan Ben Rached) dhe 6 ekspertë kombëtarë (Ogerta Elezaj, Eralda Dhamo (Gjika), Elda Kuka, Elio Pashaj, Bruno Sholla, Sokol Qeraxhiu) të cilët shkëmbyen ekspertizën e tyre me 600+ pjesëmarrës në aktivitet dhe me më shumë se 60 pjesëmarrës unikë në ditë.
Në kuadër të zbatimit të ligjit 2/2017 "Për sigurinë kibernetike", Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike organizoi një trajnim për ngritjen e kapaciteteve (Cyber Drill) të CSIRT sektoriale. Trajnimi u përqëndrua jo vetëm në masat e sigurisë të aplikueshme nga infrastrukturat e kritike dhe të rëndësishme të informacionit në nivel kombëtar, por edhe në adresimin e kërcënimeve dhe inovacioneve në fushën e Sigurisë Kibernetike që prekin këto infrastruktura, në mënyrë që të rritet niveli i sigurisë kibernetike në nivel kombëtar. Pjesë e kësaj sfide ishin operatorët publikë dhe privatë që administrojnë infrastruktura informacioni kritike dhe të rëndësishme, duke filluar nga operatori më i madh publik që administron shumicën e infrastrukturës qeveritare deri në ato private, përfshirë bankat e nivelit të dytë.

Objektivat e eventit u përmbushën përmes kryerjes së aktiviteteve të mëposhtme:

- Komunikim me folësit ndërkombëtarë dhe ekspertët lokalë përmes postës elektronike, telefonit
- Planifikimi i një axhende dyjavore
- Shpërndarja e detajeve të eventit dhe ftesave në kanalet zyrtare të komunikimit të AKCESK
- Promovimi i aktivitetit dhe dizenjimi i banerave për prezantimin e secilit ekspert
- Menaxhimi i aplikimeve për pjesëmarrje
- Përshtatja, optimizimi dhe suporti për ngritjen e platformës së Cyber Drill (Cyber range, senario, establishment, customization and expert support)
- Optimizimi dhe Customizimi i plaftormës Cisco Webex
- Krijimi, optimizimi dhe customizimi i infrastrukturës së Bug Hunt
Edicioni i katërt i Albanian Cyber Academy ka tejkaluar pritshmëritë e të gjithë pjesëmarrësve dhe partnerëve të aktivitetit. Dita e Grand Finale ishte një sukses i vërtetë dhe një provë që studentët e rinj të talentuar kanë fuqinë të transformojnë mënyrën se si funksionon bota virtuale.