­
12 07, 2019

Albanian Cyber Academy- Edicioni III

 

Në kuadër të implementimit te ligjit për sigurinë kibernetike, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, organizoi për here të parë trajnimin për rritje kapacitetesh të CSIRT-eve sektoriale.  Trajnimi u fokusua jo vetëm në masat e sigurisë të aplikueshme në infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit në nivel kombëtar por edhe në trajtimin e kërcënimeve dhe risive në fushën e Sigurisë Kibernetike që afektojnë këto infrastruktura, me qellim rritjen e nivelit të sigurisë në nivel kombëtar. Pjesë e kësaj sfide të re ishin operatore publike dhe privatë që administrojnë infrastruktura të tilla[...]

7-11 07, 2019

Albanian Cyber Academy- Edicioni III

 

Në datën 11 korrik, u mbyll me sukses sesioni i tretë i Albanian Cyber Academy, pranë Tech Space, i cili zgjati 4 (katër) ditë për studentët më të mirë të fushës. Ky aktivitet i rëndësishëm i vitit, në fushën e cyber security u organizua nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, si organi përgjegjës i kësaj fushe, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit[...]

24 05, 2019

Takim mbi "Konsultimin e kapitullit për sigurinë e fëmijëve online, në Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike"

 

Ditën e premte datë 24 Maj, AKCESK në bashkëpunim me Unicef organizuan konsultimin mbi kapitullin e Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, që adreson çështjet e sigurisë së fëmijëve online.
Në të morën pjesë të gjitha grupet e interesit, me përfaqësues nga institucionet publike dhe shoqëria civile. Drafti u vlerësua si një hap i nevojshëm për ngritjen e një mekanizmi koordinues mes aktoreve të fushës, për trajtimin dhe zgjidhjen e problematikave që lidhen me sigurinë e fëmijëve online [...]

07 05, 2019

Takimi i rradhës i Forumit Europian të Autoriteteve Mbikqyrëse të Ofruesve të Shërbimeve të Besuara (FESA) dhe ENISA

 

Në datat 6 -7 Maj 2019, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK), në cilësinë e anëtarit me të drejta të plota të Forumit Europian të Autoriteteve Mbikqyrëse të Ofruesve të Shërbimeve të Besuara (FESA), me mbështetjen e Raiffeisen Invest dhe ALEAT, organizuan takimin e radhës mbi angazhimet ndërkombëtare në fushën e shërbimeve të besuara dhe sigurisë. [...]

03 05, 2019

‘Këshilluesit e vegjël për sigurinë online’, Peshkopi dhe Burrel

 

AKCESK u ndal javën e kaluar në Peshkopi dhe Burrel për të vazhduar me rritjen e kapaciteteve dhe ndërgjegjësimit të nxenësve në lidhje me çështjet e internetit të sigurtë. Nxënësit e klasave të 5 deri në klasën e 9 u trajnuan për temat e mëposhtme: [...]

25 04, 2019

Rinovohet Memorandumi i Bashkëpunimit me KOSOVA CERT

 

Në datën 25 Prill 2019, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK), rinovuan Memorandumin e Bashkepunimit me KOS-CERT

18 03, 2019

Filloi faza e II-të e trajnimeve për “Këshilluesit e vegjël për sigurinë online”...

 

Në datën 18 Mars 2019, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK) në partneritet të ngushtë me Unicef Albania, Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinise, filluan fazën e II-të të trajnimeve për rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimin e fëmijëve mbi përdorimin e internetit të sigurtë. Faza e dyte startoi në shkollat 9-vjeçare “26 Nëntori” dhe “Kosova”, Tiranë. [...]

22 02, 2019

Vazhdon trajnimi për “Këshilluesit e vegjël për sigurinë online”...

 

Në datën 22 Shkurt 2019 Autoriteti Kombetar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurine Kibernetike (AKCESK) në partneritet me Unicef Albania, Ministrine e Arsimit, Sportit dhe Rinisë  vazhduan trajnimin e rradhës për ndërgjegjësimin dhe edukimin e fëmijëve mbi përdorimin e internetit të sigurtë në shkollën ‘’22 Nentor’’, Berat.[...]

06 02, 2019

Dita e Internetit të sigurtë 2019! “Angazhimet sektoriale në fushën e Sigurisë”

 

Në datën 6 shkurt 2019, u zhvillua Workshop-i për “Safer Internet Day 2019”, “Angazhimet sektoriale në fushën e Sigurisë”, i organizuar nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK). Në këtë Workshop morën pjesë UNICEF Albania, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR), International Telecommunication Union (ITU), RISI Albania, Universitetet, Sektori privat (ISP-të, Spitalet private, Kompani të tjera që disponojnë sisteme [...]

05 02, 2019

Dita e Internetit të sigurtë 2019! “Këshilluesit e vegjël për sigurinë online”

 

Në datën 5 shkurt 2019, në shkollën 9-vjecare “Kosova”, Tiranë, u zhvillua aktiviteti “Safer Internet Day 2019”, i organizuar nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, Ministria e Arsimit, Sporteve dhe Rinise, në partneritet të plotë me organizatën më të fuqishme në botë për mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve, UNICEF, si dhe mbështetur nga ITU, e cila gjithashtu ka në fokus të veprimtarisë së vet sigurinë e fëmijëve në internet. [...]

12 11, 2018

Nis fushata mbarë kombëtare për ndërgjegjësimin dhe edukimin e fëmijëve mbi përdorimin e internetit të sigurt

 

Në kuadër te projektit “Safer and better internet for the children in Albania”, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK) në partneritet të ngushtë me UNICEF dhe Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinise, nisën sot më datën 12 Nëntor 2018, fushatën mbarë kombëtare për ndërgjegjësimin dhe edukimin e fëmijëve mbi përdorimin e internetit të sigurt. Kjo fushatë ka si fokus aftësimin e fëmijëve për t’u bërë “Peer educators” në përdorimin e internetit të sigurt, si dhe të zhvillojnë [...]

2018

Capacity Building for Criminal Justice Practitioners on Combating Cybercrime and Cyber-enabled Crime in South-Eastern Europe

 

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka implementuar projektin “Capacity Building for Criminal Justice Practitioners on Combating Cybercrime and Cyber-enabled Crime in South-Eastern Europe”. Në këtë projekt është synuar zhvillimi dhe rritja e kapaciteteve të institucioneve të drejtësisë penale në Europën Juglindore për hetimin e krimit kompjuterik, duke ndihmuar në zbulimin dhe identifikimin e informacioneve të nevojshme dixhitale për zgjidhjen e incidenteve dhe krimeve kibernetike. Shtetet që përfaqësohen me trajnerë kombëtar [...]

12 7, 2018

Workshop: ““Albanian Cyber Academy” Edicioni II”

 

Vazhdimi i “Albanian Cyber Academy” Edicioni II, në datat 13-14 Korrik 2018 pasoi me leksionet nga profesorët e UBT-CERT, prof. Renalda Kushe dhe prof. Edlira Martiri, ku trajtuan tematikat mbi Ethical Hacking & IT Security, Cyber Forensics and Cyber Crimes, Cryptography dhe Blockchain, të cilat u ndoqën me shumë interes nga të gjithë pjesëmarrësit. [...]

Dt 2,5 2, 2018

Dita e internetit të sigurtë

 

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Internetit të Sigurt, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike në kuadër të rritjes së sigurisë në internet për përdoruesit më vulnerabël, fëmijët, ka ndërmarrë disa fushata ndërgjegjësuese në shkollat 9-vjeçare në qytetin e Tiranës, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve. Specialistët e dy autoriteteve kanë prezantuar këshilla nëpërmjet prezantimit për internet të sigurtë në shkollat “Edit Durham”, “Emin Duraku” dhe “Dëshmorët e Lirisë”. Gjithashtu, AKCESK shpërndau broshurën me këshilla praktike për rritjen e sigurisë në internet.

21 12, 2017

Konferenca me teme "Sfidat e sigurisë së informacionit në realitetin e TIK"

 

Autoritetet rregullator te fushes Sigurisë ne Shqipëri dhe Kosovë, si dhe ofruesit e sherbimeve ne kete fushe, jane mbledhur ne Tirane ne datat 20 dhe 21 dhjetor, per te zhvilluar Konferencën e përbashkët, me temë “Sfidat e Sigurisë së Informacionit në realitetin e TIK”. Në këtë konference, u prezantuan aspekte te rendesishme ligjore [...]

10 04, 2017

Identifikimi dhe Nënshkrimi elektronik në qytetin e Korçës

 

Qeveria ka si prioritet modernizimin dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve publike. Formati elektronik i ofrimit të këtyre shërbimeve është mënyra e vetme dhe më e sigurt për të garantuar në radhë të parë identitetin elektronik të qytetarëve dhe për të shmangur dukshëm korrupsionin. Në vendet e zhvilluara, shumë procese janë lehtësuar me përdorimin e nënshkrimit elektronik, i cili i bashkëlidhet një dokumenti duke i dhënë vlerë ligjore njëlloj [...]

23 03, 2017

LEHTËSIA E PËRFITIMIT TË SHËRBIMEVE PUBLIKE ME NËNSHKRIM ELEKTRONIK,DURRES

 

Ne daten 23 Mars ne bashkepunim me Bashkine Durres, nen kujdesin e vecante te Ministres per Inovacionin dhe Administraten Publike, Znj.Milena Harito, organizoi aktivitetin me teme "Identifikimi dhe nënshkrimi elektronik, lehtësia e përfitimit të shërbimeve publike". Prioriteti i qeverisë për modernizimin dhe rritjen e cilësisë [...]

31 01, 2017

Ndërgjegjësimi i qytetareve për përdorimin e identifikimit dhe nënshkrimit elektronik të sigurtë, Vlore

 

Ne daten 31 janar, ne sheshin "Pavaresia", AKCE, ne bashkepunim me Bashkine Vlore, nen kujdesin e vecante te Ministres per Inovacionin dhe Administraten Publike, Znj.Milena Harito, organizoi aktivitetin me teme "Identifikimi dhe nënshkrimi elektronik, lehtësia [...]

14 01, 2017

Nënshkrimi elektronik në pushtetin vendor, aktivitet ne Elbasan

 

Ne kuader te rritjes se cilesise se sherbimeve publike, si nje nga prioritetet e qeverise, duke iu referuar edhe kuadrit ligjor rregullues i cili tashme eshte plotesuar edhe me amendimet qe u bene se fundmi, fokusi do te jete zhvillimi i ketyre sherbimeve online. Nepermjet portalit unik [...]

23 05, 2016

Komisioni i veprimtarive prodhuese mbi disa amendime në paketën për nënshkrimin e vulën elektronike

 

Ndryshimet e propozuara synojnë përmirësimin e kuadrit ligjor që rregullon fushën e nënshkrimit elektronik, dokumentit elektronik dhe sherbimeve te besuara. Përkatësisht nëpërmjet ndryshimeve në këto projektligje kemi futur në dokumentin elektronik konceptin e vulës elektronike, si një garanci për vlefshmerinë ligjore të dokumentit elektronik, ashtu si nënshkrimi elektronik. Nëse nënshkrimi elektronik përmban atributet e një personi fizik, vula elektronike përmban atributet[...]