Në datën 11 korrik, u mbyll me sukses sesioni i tretë i Albanian Cyber Academy, pranë Tech Space, i cili zgjati 4 (katër) ditë për studentët më të mirë të fushës.
Ky aktivitet i rëndësishëm i vitit, në fushën e cyber security u organizua nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, si organi përgjegjës i kësaj fushe, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.


Ky event synoi rritjen e kapaciteteve dhe thellimin e njohurive në fushën e sigurisë kibernetike, për studentet e nivelit master që studiojnë në degët TIK, me trajnime intensive mbi zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë kibernetike.
Realizimi i Albanian Cyber Academy 3-rd Edition, nuk mund të mendohet pa kontributin dhe eksperiencën e çmuar të ekspertëve ndërkombëtare dhe kombëtare, më në zë të fushës së sigurisë kibernetike, ndër të cilët vlen të përmenden:

1. Gopi Krishna Garge - Cranfield University
2. Adam Zagorecki - Cranfield University
3. Dimitar Grozdanov - Microsoft
4. Marko Kavcic - Microsoft,


si edhe pa kontributin e çmuar të partnereve tanë, me të cilët bashkëpunojmë ngushtësisht për arritjen e objektivave të përbashkëta, siç janë: Ambasada Amerikane dhe Ambasada Britanike, në Tiranë, Intesa San Paolo Bank, Abi Bank, Fibank, AQSCERT dhe Protik.
Studentet, në mbarimin e këtij trajnimi u pajisën me certifikata, të cilat do t’ju mundësojnë atyre hapjen e një rruge, për t’u punësuar në tregun e brendshëm.
Gjithashtu, Autoriteti në vazhdim, ofron mbështetje në lidhje me praktikat pas përfundimit të studimeve në këtë fushë për studentet.