Në datat 6 -7 Maj 2019, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK), në cilësinë e anëtarit me të drejta të plota të Forumit Europian të Autoriteteve Mbikqyrëse të Ofruesve të Shërbimeve të Besuara (FESA), me mbështetjen e Raiffeisen Invest dhe ALEAT, organizuan takimin e radhës mbi angazhimet ndërkombëtare në fushën e shërbimeve të besuara dhe sigurisë.

Ky takim ishte gjithashtu i bashkërenduar edhe me agjendën e ENISA (Agjencia Europiane e Rrjeteve të Informacionit), e cila ishte prezent dhe ka në fokus hartimin e rregullave dhe standardeve që rrjedhin nga eIDAS. Në këtë aktivitet morën pjesë autoritetet rregullatore në fushën e shërbimeve të besuara dhe të sigurisë nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Disa nga temat më të rëndësishme të diskutuara në këtë forum ishin:

1. Njohja me situatën aktuale në fushën e shërbimeve të besuara dhe sigurisë në të gjitha vendet anëtare të FESA-s.
2. Zhvillimet e fundit teknologjike dhe zgjidhjet teknike për ofrimin e shërbimeve të sigurta elektronike.
3. Ndjekja e praktikave më të mira ndërsektoriale, mbi garancinë dhe legjitimitetin e transaksioneve elektronike.
4. Përdorimi i metodës remote në vendet e BE-së dhe rregullimi i kësaj zgjidhjeje lehtësuese.
5. Raportimi i incidenteve kibernetike dhe trajtimi i tyre nga autoritetet rregullatore.
6. Implementimi i standardeve ndërkombëtare të ETSI, me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë në shërbimet e ofruara.

Shqipëria, në krahasim me vendet e rajonit është avangard në fushën e shërbimeve të besuara duke praktikat më të mira të vendeve anëtare të BE.