Në kuadër të ditës ndërkombëtare të vajzave në fushën ICT, në datën 25 Prill 2019, ICT Academy Kosova, në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, si dhe me mbështetjen e ITU, organizuan në Prishtinë aktivitetin 1 (një) ditor me objekt “Nxitja e sipërmarrjes së grave dhe ndikimi social përmes TIK”

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte mbështetja në edukimin e grave dhe vajzave në sektorin TIK, si dhe promovimi i historive suksesi të grave “Role Model” për punësimin e tyre në TIK. Pjesëmarrësit ishin vajza/gra të suksesshme nga Shqipëria dhe Kosova përfshirë këtu studente, përfaqësuese të biznesit në TIK, AKCESK etj, ku përmes fjalimeve dhe prezantimeve ndanë eksperiencat e tyre në fushën TIK.