Për të siguruar krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë, International Telecommunication Union ka zhvilluar udhëzuesit për Mbrojtjen e Fëmijëve në internet (COP) në vitin 2009. Me kërkesë të Shteteve Anëtare, Udhëzimet COP janë përditësuar dhe implementuar zyrtarisht në Qershor 2020, në të gjashtë gjuhët zyrtare të OKB-së (arabe, kineze, angleze, frënge, ruse, spanjolle).


Këto materiale të përditësuara synojnë të rrisin ndërgjegjësimin në fushën e mbrojtjes së fëmijëve në internet, duke ofruar burime dhe mjete që mbështesin fëmijët, prindërit dhe edukatorët në zhvillimin e aftësive digjiitale dhe edukimit digjital, industrinë dhe palët e interesuara në zhvillim. të politikave dhe strategjive të COP në nivel kombëtar.


Në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Sigurisë Kibernetike (NCA) të Mbretërisë së Arabisë Saudite, ITU zhvilloi Projektin Global për mbrojtjen e fëmijëve në internet për të krijuar një hapësirë kibernetike të sigurt për fëmijët, si pjesë e një partneriteti strategjik të nisur në dhjetor të vitit 2020. Projekti Global synon të zbatojë Udhëzuesit e ITU COP 2020 përmes dy shtyllave kryesore: zhvillimi i aftësive digjitale dhe zhvillimi i politikave.

Për më shumë detaje, hyni në faqen e dedikuar të ITU-së ose kontrolloni Shënimin e Konceptit të Projektit (si PDF).

Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK) u angazhua për t'u bërë vendi i parë pilot në botë për Projektin Global ITU. Projekti filloi në Shtator të vitit 2021 dhe është planifikuar të zgjasë deri në Mars të vitit 2023. Në këtë kuadër, ITU po mbështet AKCESK në nxjerrjen e Udhëzuesve COP në nivel kombëtar përmes një sërë trajnimesh, workshope, produkte dhe fushata ndërgjegjësuese që synon të gjithë aktorët përgjegjës në nivel kombëtar.


Në këtë faqe gjenden të publikuara iniciativat e përbashkëta në të gjithë sektorët përkatës për të garantuar sigurinë digjitale në mjedisin online për fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri, si dhe përfaqëson një mori aktivitetesh të zhvilluara dhe të zbatuara në kuadër të Projektit Global, me synimin për të vepruar si një kornizë referimi për vendet e tjera të Rajonit të Evropës, të cilat do të ishin të interesuara për t'u bërë një vend përfitues për zbatimin e COP të financuar nga Projekti Global.



Versioni në gjuhën shqipe i Udhëzimeve të ITU COP u prezantuan gjatë sesionit "Politikat kombëtare për të rritur sigurinë e fëmijëve në internet", mbajtur në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Internetit të Sigurt, më 9 Shkurt 2021, organizuar nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike/Shqipëri në bashkëpunim me ITU.


AKTIVITETE


Shtylla e parë: Zhvillimi i aftësive digitale
Video promovuese për fëmijët dhe të rinjtë, prindërit dhe edukatorët dhe palët e interesuara të industrisë në nivel kombëtar, që synojnë të rrisin ndërgjegjësimin për kërcënimet kryesore me të cilat mund të përballen fëmijët në internet, për të edukuar, fuqizuar dhe këshilluar fëmijët, prindërit dhe edukatorët dhe industrinë se si të identifikojnë dhe zbusin këto rreziqe dhe të krijojnë një hapësirë të sigurt kibernetike, si në shtëpi ashtu edhe në shkollë.
Fletëpalosje me njohuri informuese me konceptet kryesore nga udhëzuesit për Mbrojtjen e Fëmijëve në Internet. Qëllimi i këtyre fletëpalosjeve është të rrisin ndërgjegjësimin në nivel kombëtar për aksesimin e udhëzuesve COP të përkthyera në gjuhën kombëtare.
Mesazh i unifikuar që fokusohet te operatorët e industrisë dhe synon të harmonizojë politikat dhe rregulloret ndaj COP në të gjithë vendin.
Fushata në mediat sociale që promovojnë projektin nëpërmjet shpërndarjes së materialeve ndërgjegjësuese me qëllim sigurimin e mbulimit të gjerë të popullsisë
Workshope online dhe fizikë që fokusohen te fëmijët dhe të rinjtë dhe modulet e trajnimit për trainerët, prindërit dhe edukatorët që synojnë të rrisin ndërgjegjësimin mbi rreziqet dhe kërcënimet që përballen fëmijët në internet si dhe të mbështesin zhvillimin dhe rritjen e aftësive dhe njohurive digjitale. Në kuadër të këtyre workshopeve janë zhvilluar trajnime me manual trajnimi si dhe burime shtesë të përshtatshme për fëmijët.


Shylla e dytë: Politika Mbështetëse për Mbrojtjen e Fëmijëve në Internet
Workshope që synojnë operatorët e industrisë me qëllim rritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet palëve të interesuara të industrisë në nivel kombëtar.
Workshope online që targetojnë profesionistët e ICT, mësuesit dhe ekspertët e fushës, synojnë të lehtësojnë zhvillimin e njohurive dhe aftësive të nevojshme për zbatimin dhe përhapjen e iniciativave të ITU, COP brenda sektorëve të tyre.
Raportet e vlerësimit të trajnimeve që targetojnë fëmijët dhe të rinjtë, prindërit dhe edukatorët si dhe palët e interesuara të industrisë duke synuar vlerësimin e nivelit të ndërgjegjësimit para dhe pas zhvillimit të trajnimeve duke identifikuar zgjidhje për të përmirësuar aktivitete e ardhshme dhe rritur bashkëpunimin nëpërmjet sektorëve