Samiti i II Digjital 2019, u zhvillua në datat 5-6 Prill, në Beograd, Serbi. Në të morën pjesë 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, ku qëllim kryesor ishte arritja e një bashkëpunim në fushën e telekomunikacionit dhe sigurisë kibernetike.

Në këtë Samit u arrit firmosja e marrëveshjes Roaming mes vendeve Ballkanit dhe u hap rruga për krijimin e një platforme bashkëpunimi dhe ndërveprimi në fushën e sigurisë kibernetike. Ditën e dytë të Samitit, në panelin e dedikuar për Sigurinë Kibernetike, znj. Vilma Tomço, Drejtor i Përgjithshëm i AKCESK, ndau me pjesëmarrësit eksperiencën, arritjet e deri tanishme, objektivat dhe bashkëpunimet që ky institucioni kërkon të arrijë.

Samiti u mbyll me ceremoninë e dorëzimit të stafetës për Shqipërinë, e cila do të jetë dhe vendi organizator për Samitin Digjital të radhës për vitin 2020, në Tiranë.