Autoriteti Kombëtar për CESK, përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm Z. Igli Tafa, pjesëmarrës në Tallinn Digital Summit.

Në panelin “Western Balkan Digital Security”, kreu i AKCESK prezantoi sfidat e sigurisë kibernetike në nivel kombëtar pas sulmeve të sofistikuara të një viti më parë, duke theksuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe mbështetjen e partnerëve strategjikë ndërkombëtarë, për adresimin e tij.

Gjithashtu, në fjalën e tij Z. Tafa theksoi rëndësinë e ngritjes së kapaciteteve, fuqizimit të aspekteve të diplomacisë kibernetike, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit, si prioritete kyçe për krijimin e një ekosistemi kibernetik të qëndrueshëm.

Samiti, i organizuar nga Qeveria Estoneze, nën kujdesin e Kryeministrit Kaja Kallas, mblodhi përfaqësues të rëndësishëm të fushës së sigurisë kibernetike, me qëllim forcimin e bashkëpunimit, adresimin e sfidave dhe identifikimin e mundësive të reja, për një të ardhme digjitale më të sigurt.

 
Buletini javor 21-25 Gusht 2023
AKCESK