DREJTORI I PËRGJITHSHËM I AKCESK Z. IGLI TAFA ZHVILLON TAKIM ME AMBASADORIN AT LARGE PËR HAPËSIRËN KIBERNETIKE DHE POLITIKAT DIGJITALE TË SHBA, Z. NATHANIEL FICK

Drejtori i Përgjithshëm i AKCESK Z. Igli Tafa Zhvillon takim me Ambasadorin At Large për Hapsirën Kibernetike dhe Politikat Digjitale të SHBA, Z. Nathaniel Fick

DREJTORI I PËRGJITHSHËM I AKCESK Z. IGLI TAFA ZHVILLON TAKIM ME AMBASADORIN AT LARGE PËR HAPËSIRËN KIBERNETIKE DHE POLITIKAT DIGJITALE TË SHBA, Z. NATHANIEL FICK

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, në rolin edhe te Koordinatorit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, z. Igli Tafa zhvilloi nje takim me Ambasadorin at Large për Hapësirën Kibernetike dhe Politikën Digjitale të SHBA, Z. Nathaniel Fick.

Takimi u zhvillua në kuadër të angazhimeve të qeverisë Shqiptare , për forcimin e aleancave me partneret strategjike, në funksion të rritjes së nivelit të Sigurisë Kibernetike në vend.

Ambasadori Fick, shprehu gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të mbështetur Shqipërinë si vend aleat i saj, në rritje të kapaciteteve në funksion të mbrojtjes kibernetike, si dhe në forcimin e bashkëpunimit në këtë fushë.

Gjithashtu, z. Tafa e siguroi Ambasadorin Fick, për përmbushjen e angazhimeve si vend i Aleancës Euro-Atlantike, duke marrë masat e nevojshme për krijimin e një ekosistemi kibernetik të sigurt në Shqipëri.

Pas takimit, Ambasadori Fick, vizitoi edhe ambientet e Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.

Buletini i Lajmeve të Sigurisë Kibernetike Tetor 2022
AKCESK