AKCESK do të organizojë trajnimin dy ditor për Higjienën Kibernetike

AKCESK do të organizojë trajnimin dy ditor për Higjienën Kibernetike

When

12.02.2024 - 13.02.2024    
12:00 am

Event Type

Si të ruhesh nga një sulm kibernetik!
Trajnim për jo-ekspertët e IT-së!

AKCESK në bashkëpunim me CRDF, dhe me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Tiranë, organizon trajnimin dy ditor “Higjena Kibernetike” më datat 12 & 13 Shkurt, ora 10:00-14:00.

📌Qëllimi i këtij trajnimi është përftimi i njohurive, praktikave dhe zakoneve që individët dhe organizatat adoptojnë për të mbajtur një prani të shëndetshme dhe të sigurt on-line. Ai përfshin marrjen e hapave proaktivë për të mbrojtur informacionin personal, për të parandaluar sulmet kibernetike dhe për të arritur sigurinë e përgjithshme të ndërveprimeve digjitale.

👉Inkurajojmë pjesëmarrjen e punonjësve që operojnë në fushat e energjisë, transportit, telekomunikacionit, shëndetësisë, arsimit etj, por jo vetëm, që të ndjekin këtë trajnim.
👉Trajnimi do të zhvillohet ONLINE në gjuhën angleze. Trainimi ofrohet falas dhe në fund shpërblehet me një çertifikatë pjesëmarrjeje.
👉Që të merrni pjesë, duhet të regjistroheni dhe të identifikoheni duke na dërguar emrin, mbiemrin, dhe institucionin ku jeni të angazhuar me një e-mail në adresën info@cesk.gov.al.
Regjistrimet pranohen deri ditën e dielë në fund të ditës. Personat e regjistruar do kenë mundësi të marrin në kohën e duhur linkun ku do ndjekin trajnimin.
Ju mirëpresim!
Trajnim online mundësuar nga AKCESK dhe SEI/ Carnegie Mellon University për AKSHI dhe Policinë e Shtetit
AKSK