Konsultimi Publik
Në zbatim të Urdhrit nr. 173, datë 09.11.2018 të Kryeministrit, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike është caktuar si institucion përgjegjës për udhëheqjen e grupit ndërinstitucional të punës për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2019-2025
Bazuar në Ligjin 146/2014 "Për njoftimin dhe konsultimin publik", njoftohen të gjitha palët e interesuara se mund të paraqesin komentet dhe rekomandimet e tyre (me track change) mbi këtë strategji në postën elektronike info@cesk.gov.al. Në përfundim të procesit të konsultimit publik Autoriteti do të zhvillojë seanca konsultimi dhe takime publike te cilat do të publikohen në këtë faqe për të gjitha palët e interesuara.
DRAFT STRATEGJIA KOMBËTARE E SIGURISË KIBERNETIKE 2020 – 2025 ( v. 04 )
DRAFT STRATEGJIA KOMBËTARE E SIGURISË KIBERNETIKE 2019 – 2025 ( v. 03 )
DRAFT STRATEGJIA KOMBËTARE E SIGURISË KIBERNETIKE 2019 – 2025 ( v. 02 )
DRAFT STRATEGJIA KOMBËTARE E SIGURISË KIBERNETIKE 2019 – 2025 ( v. 01 )
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Në datën 3 Dhjetor 2019, AKCESK zhvilloi takim me grupin ndërinstitucional të agjendës digjitale, në kuadër të konsultimit të draft Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2019-2025.
Takimi u kryesua nga Drejtori i Përgjithshëm i AKCESK, znj. Vilma Tomço, ku paraqiti një prezantim përmbledhës të Draft Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, si dhe nënvizoi rëndësinë e koordinimit me palët e interesuara për të dhëne sugjerime, rekomandime, komente mbi këtë Draft Strategji në postën elektronike info@cesk.gov.al