Rëndësia e Mbrojtjes së të Dhënave dhe Akreditimit me ISO 27701 në Shqipëri

Shqipëria bën një hap më tej drejt forcimit të infrastrukturës së saj të sigurisë së informacionit me rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e certifikimit me ISO 27701, duke bërë bashkë në një takim gjithë aktorët përkatës. AKCESK si një kontributor i rëndësishëm i këtij procesi, mori pjesë në një nga panelet e takimit të organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit, mbështetur nga RisiAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe i zbatuar nga Helvetas Albania.
ISO 27701 është një standard i privatësisë së të dhënave që bazohet në ISO 27001, standardi ndërkombëtar më i përdorur për menaxhimin e sigurisë së informacionit. Certifikimi dhe Standardet, përveçse një kërkesë e BE-së, krijojnë mundësi për rritje, shërbime outsource apo eksporte – procese që do të krijojnë vende pune për të rinjtë shqiptarë.

Ky aktivitet erdhi si një përpjekje e përbashkët për të nxitur një mjedis më të sigurt dhe më të favorshëm për të gjithë palët e interesuara në ekosistem. Përdorimi i Standarteve ISO 27701 ndikon drejtëpërdrejtë në zhvillimin e biznesit me standarte ndërkombëtare, duke nxitur rritjen e sigurisë së informacionit dhe konkurueshmerine  e biznesit në tregun vendas dhe të huaj dhe duke i afruar kompanitë tona me tregun Europian.

 Gjatë takimit u zhvilluan diskutime me ekspertë, të cilët përfaqësonin aktorë të rëndësishëm në tregun shqiptar. Panelistët, përfshirë Blerina Qazimin, Besa Stringën, Sokol Avxhiun, Saimir Kapllani, Alfons Muça, Nikolin Metaj dhe Raffaelle Regni, ndanë njohuritë e tyre për temat kritike si nevoja për certifikime të akredituara për standardet 27701, 27017 dhe 2701.

         
Buletini javor 8-12 Janar 2024

Kontaktoni Me Ne