Struktura Organizative

Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike është institucion shtetëror i përberë nga 24 punonjës në dy drejtori, si më poshtë:

1.Drejtoria e Certifikimit Elektronik dhe Kontrollit
2. Drejtoria e Sigurisë Kibernetike
Drejtoria e Certifikimit Elektronik përbehet nga tre sektorë, Sektori i Akreditimit dhe Politikave, Sektori i Komunikimit dhe Shpërndarjes së Informacionit. Sektori i Akreditimit dhe Politikave është përgjegjës për kryerjen e procedurave të regjistrimit dhe akreditimit të personave juridikë ose fizikë të cilët ofrojnë shërbime të kualifikuara të besuara.
Sektori i kontrollit përgjigjet për auditimet dhe inspektimet periodike tek Ofruesit e Kualifikuar të Shërbimit të Besuar, si dhe Infrastrukturat Kritike dhe Infrastrukturat e Rëndësishme të Informacionit.
Sektori i Komunikimit dhe shpërndarjes së informacionit përgjigjet për mbarëvajtjen e komunikimeve me jashtë.
Drejtoria e AL-CSIRT përbehet nga dy sektorë, Sektori i Monitorimit të Incidenteve Kibernetike dhe Sektori i Menaxhimit të Incidenteve Kibernetike. Sektori i Monitorimit të Incidenteve Kibernetike është përgjegjës për monitorimin e Incidenteve në fushën e Sigurisë Kibernetike.
Sektori i Menaxhimit të Incidenteve Kibernetike është përgjegjës për reagimin e incidenteve kibernetike.
Sektori i Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse është përgjegjës për çështjet financiare dhe burimet njerëzore.