RRITJA E NDËRVEPRIMIT INSTITUCIONAL, PRIORITET NË RRITJEN E NIVELIT TË SIGURISË KIBERNETIKE NË VEND!

Rritja e Ndërveprimit Institucional, Prioritet në Rritjen e Nivelit të Sigurisë Kibernetike në vend!

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, z.Igli Tafa, në rolin edhe të Koordinatorit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, i konsideroi cështjet e ndërveprimit institucional dhe cështje të tjera lidhur me sigurinë kibernetike, prioritet për krijimin e një mjedisi të sigurt kibernetik kombëtar, sot gjatë  takimit me përfaqësues të lartë nga institucionet e mbrojtjes dhe sigurisë: Presidenca, Kuvendi i Shqipërisë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Shërbimi Informativ i Shtetit, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Mbrojtjes, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Struktura e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Agjencia e Mbikqyrjes Policore, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Prokuroria e Përgjithshme.

Takimi u konsiderua shumë i frytshëm në bashkërendimin e punës për arritjen e objektivave të përbashkëta, si dhe në përcaktimin e  hapave që duhet të ndërmerren nga cdo institucion për të përballuar me sukses cdo tentativë të mundshme sulmi kibernetik.

Z. Tafa theksoi rëndësinë e ngritjes së strukturave përgjegjëse për sigurinë kibernetike në institucionet e pavarura dhe bashkërendimi me AKCESK, për identifikimin e infrastruktuarave kritike të informacionit, pranë tyre, me qëllim implementimin e masave të sigurisë kibernetike të nivelit të lartë.

AKCESK, në rolin e autoritetit përgjegjës, është gjithmonë në dispozicion, për të lehtësuar cdo proces lidhur me  identifikimin e infrastrukturave kritike të informacionit, rritjen e kapaciteteve të strukturave përgjegjëse për sigurinë, dhe implementimin e masave të sigurisë kibernetike për këto infrastruktura.

Objektivi për krijimin e një ekosistemi kibernetik të sigurt në vend, fillon pikërisht nga ndërveprimi institucional!

Drejtori i Përgjithshëm i AKCESK Z. Igli Tafa Zhvillon takim me Ambasadorin At Large për Hapsirën Kibernetike dhe Politikat Digjitale të SHBA, Z. Nathaniel Fick
AKCESK