SHQIPËRIA PËRKRAH ALEATËVE AMERIKANË PËR FORCIMIN E SIGURISË KIBERNETIKE NË NIVEL KOMBËTAR

Shqipëria përkrahë Aleatëve Amerikanë për forcimin e Sigurisë Kibernetike në Nivel Kombëtar

Mbrojtja e infrastrukturave kritike të informacionit është fokusi i bashkëpunimit të AKCESK me Software Engineering Institute | Carnegie Mellon University, si një nga shtyllat e Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike.

Në këtë linjë, vizioni i ri strategjik i Drejtorit të Përgjithshëm të AKCESK Z. Igli Tafa, bazohet në një metodologji aktive që synon kontrollin dhe monitorimin në kohë reale të të gjitha aktiviteteve keqdashëse ndaj shërbimeve digjitale në infrastrukturat kritike të informacionit si qeveritar, financiar, i energjisë etj.

Bashkëpunimi me SEI ka filluar fazën e parë të implementimit të tij, në koordinim të plotë me AKCESK, nëpërmjet realizimit të takimeve konsultuese me përfaqësues të secilit sektor dhe analizës së nevojave, për të vijuar më tej me adresimin e tyre, në terma të rritjes së qëndrueshmërisë kibernetike në operatorët e infrastrukturave kritike.

Buletin Javor 17-21 Prill 2023
AKCESK