SHQIPËRIA, PËRKRAH BE-SË DHE ALEATËVE STRATEGJIKË, NË DEKLARATËN E SAJ TË MBAJTUR GJATË SESIONIT TË KATËRT TË UN OEWG “ON SECURITY OF AND IN THE USE OF INFORMATION AND COMMUNICATIONS TECHNOLOGIES”

SHqipëria, përkrah BE-së dhe Aleatëve Strategjikë, në deklaratën e saj të mbajtur gjatë sesionit të katërt të UN OEWG “On Security of and in the use of Information and Communication Technologies”

Shqipëria, nëpërmjet Misionit të Përhershëm në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), ishte i vetmi vend i Rajonit të Ballkanit Perëndimor, i cili pati një rol aktiv, në përmbushje të angazhimeve në terma të ndërtimit të dialogut të vazhdueshëm dhe konstruktiv institucional, për çështjet e sigurisë kibernetike nën kujdesin e OKBsë, në linjë të plotë me prioritetin e Qeverisë Shqiptare në këtë fushë.

Delegacioni i Shqipërisë u përfaqësua nga znj. Naureda Breshanaj, e mbështetur nga përfaqësueset e AKCESK, Znj.Edlira Gjolleshi dhe Znj.Klorenta Pashaj , pjesëmarrja e të cilave u mbështet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Byroja e Hapësirës Kibernetike dhe Politikave Digjitale (CDP), në kuadër të fuqizimit të grave në çështjet e sigurisë kibernetike në OEWG.

Në deklaratën e saj, Shqipëria theksoi hapat konkretë të ndërmarrë në përgjigje të kërcënimeve kibernetike potenciale dhe normave të sjelljes së përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike.

Diskutimet mbi masat e ndërtimit të besimit dhe rritjes së kapaciteteve të vendeve anëtare të OKB, në kuadër të OEWG, vijojnë deri në datën 10 Mars 2023.

Siguria Kibernetike – Prioritet kryesor në Agjendën e Kombeve të Bashkuara

Kontaktoni Me Ne