SIGURIA KIBERNETIKE, SOT NJË PRIORITET KOMBËTAR!

Siguria Kibernetike, sot një Prioritet Kombëtar!

SIGURIA KIBERNETIKE, SOT NJË PRIORITET KOMBËTAR!

Drejtori i përgjithshëm i AKCESK Z. Igli Tafa, në vijim të takimeve me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë dhe bashkëpunimit, zhvilloi në datën 7 dhjetor 2022, një takim me “sektorin shëndetësor, mikrofinancat dhe kompanitë e sigurimeve”.

Qëllimi i këtij takimi ishte situata aktuale e sigurisë kibernetike, mundësia e rritjes së bashkëpunimit për rritjen e sigurisë në infrastrukturat kritike, në kuadër të implementimit të strategjisë dhe vizionit të ri për sigurinë kibernetike.

Në takim u diskutua ndryshimi i kuadrit ligjor, me qëllim transpozimin e direktivave europiane të fushës, që sjell risi në krijimin e CSIRT-eve sektoriale dhe skemave të reja për certifikimin e sigurisë kibernetike për pajisjet, produktet dhe proceset TIK.

Diskutimet u fokusuan gjithashtu edhe në ngritjen e “Qendrës Kombëtare të Monitorimit”, e cila do të bashkëveprojë me operatorët e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme për monitorimin e rrjeteve dhe sistemeve të tyre, për parandalimin e incidenteve kibernetike.

AKCESK me kapacitetet e tij dhe me asistencën e partnerëve strategjik do mundësojë rritjen e kapaciteteve për CSIRT-et sektoriale dhe strukturave përgjegjëse pranë infrastrukturave, për menaxhimin e incidenteve kibernetike.

Z. Tafa theksoi se, të gjitha infrastrukturat kritike dhe te rëndësishme të informacionit, të cilat kanë impakt në jetën e qytetarëve dhe shoqërisë, kanë detyrimin të rrisin masat e sigurisë si nga pikëpamja proceduriale dhe ligjore, ashtu edhe nga ajo teknike për mbrojtjen kibernetike të infrastrukturave dhe menaxhimin e incidenteve kibernetike.

Siguria kibernetike në Ballkanin Perëndimor në fokus të Samitit të BE-së në Tiranë

Kontaktoni Me Ne