Takim me grupin e deputetëve “Miqtë e fëmijëve” dhe shoqërinë civile

Në kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, të ftuar në një seancë publike me temë “Interneti i sigurt”, Ministria e Brendshme, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Ministria e Rinisë dhe Fëmijëve, Policia e Shtetit dhe Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK) prezantuan para Grupit të Deputetëve “Miqtë e Internetit” disa nga masat për sigurinë online të fëmijëve. Organizata të shoqërisë civile që punojnë në fushën e të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijëve ndanë gjithashtu disa aktivitete të tyre dhe disa rekomandime lidhur me këtë temë.

Të gjithë bashkë për parandalimin e hershëm dhe mbrojtjen e fëmijëve prej bullizmit, shantazhimit dhe abuzimit online!

 

Shqipëria një Hap më Afër Sigurisë Kibernetike Globale
AKCESK