Webinari i radhës me temë: “Sulmet Phishing, Metodat e reja të sofistikuara”

Në epokën e sotme digjitale, ne jemi vazhdimisht të prekshëm në hapsirën e internetit. Por si mund të dallojmë një sulm phishing?

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike do të organizojë webinarin me Temë: “Sulmet Phishing, Metodat e reja të sofistikuara”. Pavarësisht nëse jeni një profesionist apo sapo keni filluar udhëtimin tuaj, ky webinar është për ju dhe do t’ju pajisë me njohuritë si të identifikojmë dhe shmangim tentativat e mashtrimit online, dhe si të mbrohemi nga kërcënimet në internet. Do të përfshihen shpjegime, demonstrime dhe strategji të sigurisë informative për të ndihmuar audiencën të jetë më të vetëdijshme dhe më e sigurt në ambientin online.

Ky sesion informues do të fillojë në

  •  23 Maj
  • Ora 15:00-16:00
  • Online
  • Bledar Kacadej

Registrimet për këtë webinar janë falas dhe mund të bëhen duke klikuar në formën e registrimit sipas linkut më poshtë:

https://events.teams.microsoft.com/event/6739b362-2d06-4497-96f2-fe54c5f31173@f5d8b812-606a-42ba-8cf9-3371cfe29c72

ose për më shumë informacion vizitoni www.cesk.gov.al.

AKSK pjesëmarrës në Workshop-in për Gjendjen dhe Nevojat për Sigurinë Kibernetike në Rajonin e Ballkanit
AKSK