Workshopi: “Një hapësirë kibernetike më e sigurt për fëmijët”

Në kuadër të “Një hapësire kibernetike më e sigurt për fëmijët” AKCESK bashkërendon punën me Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës (ASHMDF), në një Workshop me të njëjtën teme. E organizuar edhe në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit aktiviteti u organizua me datë 31 Janar 2024, në qytetin e Durrësit.

Workshopi u zhvillua në kuadër të ndërgjegjësimit të fëmijëve dhe të rinjve për një hapësirë kibernetike më të sigurt, duke i sjelle në vëmendje nga njëra anë kontributet pozitive që ka zhvillimi i teknologjisë por nga ana tjetër ndërgjegjësim për rreziqet e shumta me të cilat mund të përballen në raste të përdorimit në mënyrë të papërshtatshme të hapësirës digjitale.

Fëmijët dhe prindërit duhet të dinë se për çdo shqetësim të hasur në forma të ndryshme si: dhunim psikologjik, abuzim, neglizhence etj, mund të raportojnë tek faqja zyrtare e AKCESK në platformën Raporto, apo mund te njoftojnë pranë ASHMDF-së dhe në linjën e ndihmës për fëmijët, Alo 116 111. Në ketë Workshop pjesëmarrës ishin përfaqësues nga pushtetit vendor, institucionet e zbatimit të ligjit, punonjës social, fëmijë të grup-moshave të ndryshme nga shkolla 9-vjeçare dhe të mesme, mësues, prindër si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare që luajnë një rol të rëndësishëm për mbrojtjen e fëmijëve.

 

   

Deklaratë Zyrtare

Kontaktoni Me Ne