Rreth Nesh

Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK) ka përgjegjësinë e mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit Nr.9880/2008  “Për Nënshkrimin Elektronik”  , Ligjit Nr.107/2015 “Për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara” si dhe Ligji Nr. 2/2017 “Për Sigurinë Kibernetike” dhe të akteve nënligjore të nxjerra në zbatim të tyre.

Misioni

Arritja e një niveli të lartë të sigurisë kibernetike, duke përcaktuar masat e sigurisë, të drejtat, detyrimet, si dhe bashkëpunimin e ndërsjellë ndërmjet subjekteve që operojnë në fushën e sigurisë kibernetike.
Garanton sigurinë për shërbimet e besuara, në veçanti për garantimin e besueshmërisë dhe sigurisë në transaksionet elektronike ndërmjet qytetarëve, biznesit dhe autoriteteve publike, duke rritur efektivitetin e shërbimeve publike e private dhe tregtisë elektronike si dhe përcakton standardet minimale teknike për sigurinë e të dhënave dhe rrjeteve/sistemeve të informacionit, në përputhje me standardet ndërkombëtare në këtë fushë, me qellim krijimin e nje mjedisi te sigurt elektronik

Synimi

Krijimi i një institucioni që nëpërmjet zbatimit të ligjit dhe standardeve teknike ndërkombëtare me tolerancë zero, krijon besueshëri për përdoruesit e nënshkrimit elektronik, identifikimit elektronik, shërbimeve të besuara si dhe rrit sigurinë në rrjetet e sistemit të informacionit në Republikën e Shqipërisë.

Funksionet e AKCESK

1.  Regjistron/ akrediton Ofruesin e Shërbimit të Besuar dhe mbikëqyr veprimtarinë e tij.
2. Inspekton metodat e gjenerimit dhe manaxhimit të çelësave publik, dhe certifikatave elektronike.
3. Mbikqyr procesin e lëshimit të certifikatave të kualifikuara elektronike dhe implementimin e nënshkrimit elektronik, identifikimin elektronik dhe shërbimet e tjera të besuara.
4. Garanton standardet mbi identifikimin e sigurt të individëve, të cilëve iu lëshohen certifikatat e kualifikuara elektronike.
5. Përcakton masat e Sigurisë Kibernetike në nivel Kombëtar.
6. Pikë qendrore kontakti në nivel kombëtar për operatorët përgjegjës në fushën e sigurisë kibernetike dhe bashkërendon punën për zgjidhjen e incidenteve të sigurisë kibernetike.
7. Vepron në cilësinë e CSIRT-së kombëtar.
8. Siguron ndihmë dhe mbështetje metodike për operatorët përgjegjës në fushën e sigurisë kibernetike.
9. Kryen aktivitete ndërgjegjësimi dhe edukimi në fushën e sigurisë kibernetike.
10. Autoriteti koordinon veprimtaritë e tij me institucionet e sigurisë dhe të mbrojtjes dhe bashkëpunon me CSIRT-të sektoriale dhe autoritetet ndërkombëtare në fushën e sigurisë kibernetike, nëpërmjet marrëveshjeve të përbashkëta, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Kontaktoni Me Ne