Drejtori i Përgjithshëm

Bio Prof. Asoc. Dr. Igli Tafa

Prof. Asoc. Dr. Igli Tafa është Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike të Shqipërisë (AKCESK) dhe Koordinator Kombëtar për Sigurinë Kibernetike. Ai ka një ekspertizë të gjerë, të zhvilluar përmes një karriere të pasur, në institucionet e arsimit të lartë, organizatat e sektorit privat dhe institucionet publike.

Në dekadën e fundit, Z. Tafa ka realizuar kërkime shkencore, trajnime dhe aktivitete ndërgjegjësuese për target grupe të ndryshme, mbi sigurinë kibernetike dhe menaxhimin e kërcënimeve kibernetike, duke përfshirë gjithashtu pjesëmarrje në projekte në nivel kombëtar, rajonal e më gjerë.

Para se t’i bashkohej AKCESK, Igli Tafa ka mbajtur role të ndryshme të lidhura në vlerësimin e rrezikut kibernetik, security systems engineering, application layer security dhe reagimin ndaj incidenteve. Ai mban gradën Phd në Sistemet e Virtualizimit në Shkenca Kompjuterike nga Universiteti Politeknik i Tiranës, si dhe zotëron certifikime prestigjoze ndërkombëtare të fushës së sigurisë kibernetike.

Pasioni për të nxitur edukimin në fushën e sigurisë kibernetike, ka siguruar suksesin e tij të vazhdueshëm. Misioni i tij është të shfrytëzojë njohuritë dhe përvojën për të fuqizuar individët, organizatat dhe forcuar sigurinë kombëtare, duke përdorur praktikat më të mira dhe standardet më të larta profesionale, si themelin drejt sigurimit të ekonomisë digjitale.

 

 

 

 

AKCESK