Balkan Cybersecurity Days 2024

When

20.03.2024 - 22.03.2024    
All Day

Event Type

Durrës, Shqipëri, 20-22 Mars, 2024
#BCD2024

Bashkohuni me ne në edicionin e dytë të Balkan Cybersecurity Days! Organizuar në bashkëpunim me partnerët tanë DCAF dhe FIRST, eventi do të zhvillohet në  datat  20-22 Mars 2024, në Durrës, Shqipëri.

Duke bashkuar profesionistë të sigurisë kibernetike nga sektori publik dhe privat, agjenda përfshin një personalitet të nivelit të lartë, një panel për promovimin e talenteve të sigurisë kibernetike dhe sesione plenare në përgjigje të thirrjes së FIRST për pjesëmarrës në panel. Dita e dytë dhe e tretë përmbajnë sesione mbi trajnimin teknik.

–  Faqja e Eventit

–  Agjenda

–  Linku i Regjistrimit – Regjistrimet  janë mbyllur. Nëse doni të jeni pjesmarrës, ju lutemi  kontaktoni direkt në l.lunic@dcaf.ch.

Pjesëmarrja në event është pa pagesë, ndërsa organizatat dhe pjesëmarrësit e tyre janë përgjegjëse për udhëtimin dhe akomodimin.

Eventi do të zhvillohet në gjuhën angleze. Vendi i eventit është Hotel Adriatik, në Rrugën Pavaresia, Durrës, Shqipëri.

Ky event do të organizohet në kuadër të projektit rajonal të DCAF, “Qeverisje e mirë në sigurinë kibernetike në Ballkanin Perëndimor”, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zvillimit e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar (FCDO).

 

 

 

 

TTX dhe CyberDrill për Institucionet e pavaruara, Sektorin e Ujit, AKSHI dhe Policia e Shtetit
AKCESK