TTX dhe CyberDrill për sektorin shëndetësor

TTX dhe CyberDrill për sektorin shëndetësor

When

11.10.2023 - 12.10.2023    
9:30 am - 1:00 pm

Event Type

Në kuadër të trajnimeve që do të organizohen nga AKCESK për periudhën Tetor-Dhjetor 2023, në datat 11-12 Tetor, u zhvillua trajnimi me temë “Politikat e Sigurisë Kibernetike dhe Menaxhimi i Krizës” për Sektorët e Shëndetësisë.

Gjatë këtij trajnimi dy ditor u bënë prezantime lidhur me Legjislacionin, Strategjinë, Politikat dhe nevojat mbi Qeverisjen Kibernetike, si dhe u zhvilluan 3 Table Top Exercises për menaxhimin e incidenteve dhe krizës Kibernetike, Simulimi i sulmit “Phishing” si dhe një rast skenari infektimi nga Malware (programe keqdashëse), gjithashtu u organizua një Cyber Drill ku kishte ushtrime konkrete mbi menaxhimin e incidenteve. Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e përmirësimit të koordinimit, bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mbi kapacitetet analizuese dhe reaguese të subjekteve të sektorit shëndetësor lidhur me incidentet e sigurisë kibernetike.

       
Panairi inovativ “Future2Tech”
AKCESK