Turneu Virtual Kibernetik SANS CEE CYBER TOURNAMENT

Turneu Virtual Kibernetik SANS CEE CYBER TOURNAMENT

When

14.09.2023 - 15.09.2023    
12:00 am

Event Type

Konkuroni, sfidoni, praktikoni dhe mësoni, ndërsa argëtoheni në Turneun Virtual
Kibernetik!

Në datat 14 – 15 Shtator 2023, SANS në bashkëpunim me AKCESK organizojnë turneun virtual kibernetik, e organizuar në formatin e një aktiviteti “Capture the Flag”, krijuar ekskluzivisht për komunitetin e sigurisë kibernetike të Evropës Qendrore dhe Lindore.
Turneu do të mirëpresë mijëra pjesëmarrës nga shtete të ndryshme të Evropës Qendrore dhe Lindore, të cilët do të testojnë aftësitë e tyre në një spektër të gjerë disiplinash të sigurisë kibernetike, në një mjedis argëtues dhe konkurues. Skenarët e sfidave bazohen në botën reale dhe janë të përshtatshme për pjesëmarrës me njohuri teknike bazike dhe mesatare.


Regjistrohuni këtu

Nëse nuk jeni të interesuar, por njihni dike që mund të jetë, dërgojani këtë njoftim!

Aktiviteti SANS CEE Cyber Tournament është i organizuar në 2 raunde:

Raundi i parë është Raundi Kualifikues, ku pjesëmarrja është e hapur për të gjithë dhe pjesëmarrësit do të marrin pjesë në një konkurs të tipit Boot-up CTF (Capture theFlag):

Datat: 14 – 15 Shtator 2023
Ora: 9:00 am CEST (I hapur për 48 orë)

Pjesëmarrësit që arrijnë të kualifikohen në Top 250 të raundit Boot-up CTF, do të ftohen më pas për të marrë pjesë në raundin final të avancuar Core Netwars. Pjesëmarrja në këtë raund është vetëm me ftesa.

Datat: 28 – 29 Shtator 2023
Ora: 2:00 pm – 5:00 pm (CEST) 3-orë në ditë.

Nëse jeni të interesuar të konkuroni, ose të mësoni më shumë rreth çmimeve të konkursit,klikoni butonin më poshtë.


Klikoni për më shumë detaje

Dëshironi të dini më shumë?

Shihni këtë video nga James Lyne – SANS CTO , i cili do t’u japë një prezantim të SANS CTF, si dhe disa këshilla dhe truke bazike!


Çfarë është një Boot-up CTF?

SANS Boot-up CTF është një konkurs argëtues, ku mund të praktikoni aftësi teknike të sigurisë kibernetike. Nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme, do të zbuloni pikat tuaja të forta dhe do të sfidoni limitet! Nëse jeni i ri në sigurinë kibernetike, Boot-up është një fillim i mirë për të zgjidhur sfidat,
duke përdorur sistemin e integruar të këshillave. Nëse jeni tashmë një profesionist i fushës, do të argëtoheni duke aplikuar aftësitë tuaja dhe duke zgjedhur truke të reja gjatë konkursit.


Nëse keni pyetje mbi SANS CEE Cyber Tournament, ose nëse jeni të interesuar për të organizuar një sfidë CTF vetëm për organizatën tuaj, mund të kontaktoni nëpërmjet emailit: emea@sans.org

AKCESK, pjesë e festivalit të parë të inovacionit në Tiranë Innovation Nest Tirana
AKCESK