Adresimi i sulmeve kibernetike, Shqipëria merr vendin e parë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Shqipëria zë VENDIN E PARË në Kompeticionin Global të Sigurisë Kibernetike GISEC, që u zhvillua nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara ITU (Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit) dhe Këshilli i Sigurisë Kibernetike të Emirateve të Bashkuara Arabe, në Dubai.

Ky kompeticion hyri në Librin Guiness, për shkak të numrit të lartë të vendeve pjesëmarrëse, nga ku Shqipëria nxori në pah ekspertizën dhe angazhimin serioz për të adresuar kompleksitetin e sigurisë kibernetike në një botë ku zhvillimet teknologjike kanë një shpejtësi marramendëse.
Shumë krenarë për përfaqësuesit e Shqipërisë nga AKCESK dhe AKSHI: Ilir Daka, Adriano Lleshi dhe Franc Zylyftari që përfaqësuan me shumë dinjitet dhe profesionalizëm Shqipërinë përgjatë tre ditëve të aktivitetit, 23-25 prill 2024.

Eventi bëri bashkë ekspertë të sigurisë kibernetike, të apasionuar pas teknologjisë dhe institucione publike nga gjithë bota.

   

     

Buletini Javor 22-26 Prill 2024
AKSK