TTX dhe CyberDrill për sektorin e Transportit dhe Energjisë

When

06.11.2023 - 07.11.2023    
9:30 am - 1:00 pm

Event Type

 

Në kuadër të trajnimeve që do të organizohen nga AKCESK për periudhën tetor-dhjetor 2023, në lidhje me ngritjen e kapaciteteve të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit, në datat 6 dhe 7 nëntor, në bashkëpunim me Risi Albania u zhvillua trajnimi  me temë “Politikat e Sigurisë Kibernetike dhe Menaxhimi i Krizës” për Sektorët e Transportit dhe Energjetikës.

Gjatë këtij trajnimi dy ditor u bënë prezantime lidhur me kuadrin ligjor, strategjinë, politikat, masat e nevojshme të sigurisë që duhet të ndërmerren nga infrastrukturat e informacionit dhe nevojat për qeverisje kibernetike. Pjesë e rëndësishme e këtij trajnimi ishte gjithashtu zhvillimi i 2 Table Top Exercises për menaxhimin e incidenteve dhe krizës Kibernetike, kërcënime kibernetike industriale që përfshijnë sulme mbi sistemet  IT, OT dhe IoT, si dhe simulimi  i sulmit “Phishing”, ku në skenarët e zhvilluar u analizuan raste nga infeksionet Malware (programe keqdashëse). Gjithashtu u organizua Cyber Drill nëpërmjet platformës FISA.al, ku u zhvilluan ushtrime konkrete mbi identifikimin dhe menaxhimin e incidenteve kibernetike.

 

 

   

 

 

TTX dhe CyberDrill për sektorin shëndetësor
AKCESK