Takim mbi “Konsultimin e kapitullit për sigurinë e fëmijëve online, në strategjinë kombëtare për sigurinë kibernetike”

Ditën e premte datë 24 Maj, AKCESK në bashkëpunim me Unicef organizuan konsultimin mbi kapitullin e Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, që adreson çështjet e sigurisë së fëmijëve online.

Në të morën pjesë të gjitha grupet e interesit, me përfaqësues nga institucionet publike dhe shoqëria civile. Drafti u vlerësua si një hap i nevojshëm për ngritjen e një mekanizmi koordinues mes aktoreve të fushës, për trajtimin dhe zgjidhjen e problematikave që lidhen me sigurinë e fëmijëve online.

Në fund të takimit u prezantuan aktivitetet që do të ndërmarrin të gjithë aktorët e fushës, për arritjen e objektivave të strategjisë dhe mirëfunksionimin e ndërveprimit ndërmjet tyre. Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike është parashikuar te miratohet brenda 6-mujorit të parë të vitit 2019.

Raport vjetor 2018
AKSK