AKCESK organizon dëgjesat publike të projektligjit “Për sigurinë kibernetike”

AKCESK organizon dëgjesat publike të projektligjit “Për sigurinë kibernetike”

AKCESK organizon dëgjesat publike të projektligjit “Për sigurinë kibernetike”

AKCESK në kuadër të angazhimeve të ndërmarra, në cilësinë e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), ka punuar intensivisht për përafrimin e plotë të kuadrit ligjor të fushës së veprimtarisë, me kuadrin rregullator të Bashkimit Evropian. Në këtë kontekst është hartuar projektligji “Për sigurinë kibernetike”, projektligj i cili synon përafrim të plotë me Direktivën (BE) 2016/1148 e Parlamentit Evropian dhe Këshillit e datës 6 korrik 2016 “Në lidhje me masat për një nivel të lartë të përbashkët të sigurisë së rrjeteve dhe sistemeve të informacionit në të gjithë Bashkimin Evropian” dhe pjesërisht me Direktivën (BE) nr.2022/2555 të Parlamentit dhe Këshillit Evropian, datë 14 dhjetor 2022 “Mbi masat për një nivel të lartë të përbashkët të sigurisë kibernetike në të gjithë BashkiminEvropian”.

Me qëllim përmbushjen e detyrimit ligjor për konsultimin publik të ligjit, Autoriteti zhvilloi dëgjesa publike në datat 9, 10 dhe 11 Maj 2023 me grupet e interesit të sektorit financiar, bankar, energjisë, transportit, shëndetësisë, telekomunikacionit, furnizimit me ujë etj., si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore të përfshira. Në këto dëgjesa krahas prezantimit të projektligjit, u dëgjuan dhe vlerësuan komentet dhe sugjerimet e grupeve të interesit lidhur me dispozitat e projektligjit, për të mundësuar transparencë, përgjegjshmëri dhe integritet në vendimmarje lidhur me këtë projektligj.

Projektligji i ri për “Sigurinë Kibernetik
AKSK