Takim me Gjeneral-Majorin e Ushtrisë Amerikane William Hartman

Në datën 21.03.2023, Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, njëkohësisht edhe Koordinator Kombëtar për Sigurinë Kibernetike Z.Igli Tafa, zhvilloi një takim zyrtar me Gjeneral-Majorin e Ushtrisë Amerikane William Hartman, të shoqëruar nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Kreu i AKCESK i prezantoi Gjeneral-Major Hartman planin e ri strategjik për sigurinë kibernetike, strukturën e re dhe nevojat e Autoritetit në terma të rritjes së qëndrueshmërisë kibernetike në nivel kombëtar.

Nga ana e tij Gjeneral-Major Hartman shprehu gatishmërinë për mbështetje në ngritjen e kapaciteteve të ekipeve përgjegjëse për sigurinë kibernetike, të infrastrukturave kritike të informacionit, me mbështetjen e AKCESK.

 

CSIRT Technical Exchange
AKSK