Tryeza e Rrumbullakët për Mbrojtjen e Fëmijëve në Internet

AKCESK, me mbështetjen e UNICEF, inicioi Tryezën e Rrumbullakët me temë “Bashkëpunimi Ndërinstitucional për Mbrojtjen e Fëmijëve në Internet”.
Në këtë takim morën pjesë Znj. Nina Guga Zv. Ministër i Arsimit dhe Sportit, Znj. Alma Tandili Kryetare e ASHDMF, përfaqësues nga UNICEF, Policia e Shtetit, Shërbimi Social Shtetëror, Alo 116 111, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria për Rininë dhe Fëmijët, QPKMR si dhe përfaqësues nga Isigurt.al.

Drejtori i Përgjithshëm i AKCESK, Z. Igli Tafa, njëkohësisht Koordinator Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, parashtroi në këtë tryezë nevojën imediate për të diskutuar rreth rreziqeve të shtuara nga trendet e reja të aplikacioneve dhe masat që institucionet duhet të ndërmarrin bashkërisht për të rritur sigurinë e fëmijëve në internet.

Koordinimi ndërinstitucional për të adresuar çështjet e bullizmit në internet dhe nevoja për të ngritur mekanizma efektive për të mbrojtur fëmijët është një nga prioritetet e AKCESK dhe institucioneve të tjera përgjegjëse.
Në këtë tryezë u ndërmorr angazhimi maksimal për të vijuar me hapa konkrete në lidhje me fushata të përbashkëta ndërgjegjësimi si dhe për të kontribuar në përmirësimin e kuadrit ligjor.

Bashkë për një internet më të sigurt për të gjithë!

      
Këshilli i Sigurisë Kibernetike të Emirateve të Bashkuara Arabe nderon fituesit e Komepticionit Global – Shqipëria në vend të parë
AKSK