AKCESK merr pjesë në konferencën rajonale për sigurinë kibernetike: “CSEC Connect 2024”

Në datat 14 dhe 15 Mars u mbajt në Bosnje & Hercegovinë konferenca rajonale për sigurinë kibernetike: “CSEC Connect 2024”, e organizuar nga CSEC dhe mbështetur nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Ky event mblodhi së bashku ekspertë të rëndësishëm në fushën e sigurisë kibernetike duke u dhënë atyre mundësinë për të shkëmbyer informacione, përvojat dhe praktikat më të mira të kohës së fundit. Konferenca mikpriti përfaqësues të lartë të CERT-eve kombëtare nga Shqipëria, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, si dhe ekspertë kryesorë të industrisë si International Business Machines Corporation (IBM), The European Union Agency for Cybersecurity (ENISA), Naoris Group dhe Radically Open Security.

Gjatë këtij organizimi u mbajtën fjalime frymëzuese, panele dhe prezantime, të cilat ofruan njohuri mbi tendencat dhe teknologjitë më të fundit në luftën kundër kërcënimeve kibernetike.

 

      

AKCESK në Takim me Autoritetet homologe të Kosovës: Bashkëpunim dhe Shkëmbim i Përvojës
AKCESK