Mbrojtja e Infrastrukturave Kritike të Informacionit, Prioriteti i Qeverisë Shqiptare 

Drejtori i Analizës së Përputhshmërisë, Riskut dhe Kontrollit në AKCESK, z. Saimir Kapllani,  gjatë ditëve të “Balkan Cybersecurity Days” prezantoi progresin e Shqipërisë në mbrotjen aktive të rrjeteve dhe sisteme të infrastrukturave kritike të informacionit.

Shqipëria renditet vendi i parë në rajon që ka ngritur Qendrën Kombëtare Operacionale të Monitorimit, e cila ofron në kohë reale 24/7 monitorim dhe suport për parandalimin e incidenteve kibernetike.

Shqipëria, e para në stërvitjen rajonale të sigurisë kibernetike të organizuar në formatin e një gare miqësore!
AKCESK