Publikohet Ligji Nr. 25/2024 “Për Sigurinë Kibernetike”

Shqipëria është një nga vendet e para në Europë që transpozon Ligjin Nr. 25/2024 “Për Sigurinë Kibernetike” si angazhim për antarësimin në Bashkimin Europian.

Ligji i ri u prezantua dhe u miratua si angazhim i qeverisë që Shqipëria të jetë lider në sigurinë kibernetike, e përgatitur për t’ju përgjigjur sulmeve të vazhdueshme.

Ky ligj është gjithëpërfshirës në plotësimin e gjithë kuadrit ligjor në përgatitjen e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit për të përballuar situatat dhe sulmet e vazhdueshme kibernetike. Përveç kësaj, ai parashikon procedurat për raportimin dhe trajtimin e incidenteve të sigurisë kibernetike në mënyrë të përshtatshme dhe të koordinuar.

AKCESK është i përkushtuar maksimalisht për të siguruar monitorim dhe mbrojtje kibernetike në nivel kombëtar për të parandaluar rreziqet e mundshme.

Për t’u njohur me ligjin e ri klikoni linkun e mëposhtëm:

https://cesk.gov.al/wp-content/uploads/2024/04/ligj-2024-03-21-25-5.pdf

Buletini Javor 15-19 Prill 2024
AKCESK