Pjesëmarrja aktive e AKCESK në aktivitetin e OSCE mbi “Klasifikimin kombëtar të incidenteve kibernetike”

Pjesëmarrja aktive e AKCESK në aktivitetin e OSCE mbi “Klasifikimin kombëtar të incidenteve kibernetike” përforcon angazhimin tonë në rritjen e nivelit të sigurisë kibernetike.
Gjatë këtij aktiviteti, AKCESK ndau praktikat kombëtare lidhur me hartimin dhe zbatimin e sistemit kombëtar për klasifikimin e incidenteve kibernetike, duke përfshirë kuadrin ligjor, aktet nënligjore dhe sfidat kryesore.
Theks i veçantë u vendos në rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, për adresimin e sfidave globale në sigurinë kibernetike.

Ky angazhim në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të AKCESK për të garantuar një mjedis digjital të sigurt për të gjithë.

WESTERN BALKANS CYBER CAMP
AKCESK