Shqipëria, anëtare e besueshme e NATO-s për stabilitet e siguri

Në takimin me delegacionin e Komisionit për Demokraci dhe Siguri të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, pranë Kryesisë së Kuvendit Shqiptar, z. Igli Tafa, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike (AKCESK), në fjalën e tij ndau arritjet e Shqipërisë në përmirësimin e hapësirës kibernetike. Në këtë takim u theksua mungesa e ekspertëve të sigurisë kibernetike dhe roli i Autoritetit në reduktimin e këtij boshllëku përmes një plani të qartë trajnimesh.

U prezantuan gjithashtu nevojat teknologjike dhe një sërë përpjekjesh për të rritur standardet në ekosistemin kibernetik të Shqipërisë. Një vend të veçantë në këtë diskutim zunë edhe sulmet kibernetike drejt vendit tonë si dhe marrja e masave të nevojshme për rritjen e rezistencës kibernetike.

Z. Franc Zylyftari, Shefi i Departamentit të Sigurisë Kibernetike pranë National Agency of Information Society/Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, solli në vëmendje principin ‘Zero Trust’ që përdor AKSHI për mbrojtjen e hapësirës kibernetike qeveritare shqiptare ndaj kërcënimeve të huaja kibernetike. Ky model sigurie përqëndrohet në mbrojtjen e hapësirës kibernetike shqiptare nga kërcënimet transnacionale dhe ndërhyrjet e huaja.

 

   

Vizita e Studentëve nga Universiteti Ndërkombëtar i Strugës tek AKCESK: Nxitja e Liderëve të Sigurisë Kibernetike
AKCESK