Trajnimi i AKCESK për rritjen e kapaciteteve të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit

AKCESK, i angazhuar maksimalisht në rritjen e kapaciteteve të stafit  të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit në datat 25-26 Mars, organizoi për këtë qëllim trajnimin dy ditor me Sektorët e Shëndetësisë, Tregut të Siguracioneve dhe Institucionet e Pavarura.

Këto trajnime u realizuan me mbështetjen e DCAF (Geneva Centre for Security Sector Governance).

Fokusi kryesor ishte njohja dhe ndërgjegjësimi i personelit të IT/CT  në fushën e sigurisë kibernetike, aftësimi i tij në përgjigjen ndaj incidenteve kibernetike si dhe përgatitja e tyre në identifikimin e kërcënimeve nëpërmjet Cyber Drill (CD) – Simulime Reale të Incidenteve të Sigurisë Kibernetike.

         

    

Buletini Javor 18-22 Mars 2024
AKCESK