AKCESK merr pjesë në takimin e grupit joformal të punës për sigurinë kibernetike

Në datën 12 Mars 2024, u organizua nga OSBE, Vjenë, takimi i grupit joformal të punës për sigurinë kibernetike. Ky takim mblodhi përfaqësues te lartë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, te cilët diskutuan mbi angazhimet e ndërmarra në implementimin e masave për ndërtimin e besimit (CBM) në fushën e sigurisë kibernetike.

Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, u përfaqësua nga Znj. Irma Droboniku, Zv. Drejtor i Përgjithshëm/Drejtor në  Drejtorinë  e Certifikimit, Politikave e Legjislacionit të Sigurisë Kibernetike, si dhe znj. Arjona Bello, Përgjegjëse e Sektorit të Politikave të Sigurisë Kibernetike dhe Çështjeve Ligjore.

Raportimi përfshinte hapat konkrete të ndërmarra nga Shqipëria lidhur me forcimin e sigurisë kibernetike në vend, të cilat përfshijnë:

1. Përmirësimin e kuadrit ligjor “Për sigurinë kibernetike’’

2. Forcimin e kapaciteteve teknologjike – ngritja e Qendrës Kombëtarë Operacionale të Sigurisë

3. Anëtarësimi i Shqipërisë në forume ndërkombëtare (FIRST)

Gjithashtu, Shqipëria shprehu gatishmërinë për të implementuar masa të tjera për ndërtimin e besimit (CBM). Kjo përfshin angazhimin për shkëmbimin e informacionit në fushën e sigurisë kibernetike në nivel ndërkombëtar.

 

AKCESK merr pjesë në konferencën rajonale për sigurinë kibernetike: “CSEC Connect 2024”
AKCESK