AKCESK pjesëmarrës në trajnim: Second Edition of the Energy Sector Critical Infrastructure Cyber Exercise

Ekipi AKCESK mori pjesë në trajnimin “Second Edition of the Energy Sector Critical Infrastructure Cyber Exercise”,  i mbajtur në Varshavë, Poloni 5-9 Shkurt 2024.

Ky event me ushtrime praktike mbi incidentet kibernetike në sektorin e energjisë, u organizua nëpërmjet bashkëpunimit midis Ministrisë së Digjitalizimit Polak, Institutit Kombëtar Kërkimor të Polonisë dhe Departamentit të Energjisë së SHBA.

Pjesëmarrës ishin 14 ekipe Europiane dhe eventi u organizua në formën e një kompeticioni, ku qëllimi kryesor ishte rritja e aftësive teknike dhe bashkëpunimi.
Për 5 ditë me rradhë, pjesëmarresit janë testuar për njohuritë teknike ku rezultatet e ekipit të AKCESK janë përgëzuar nga juria dhe organizatorët e eventit.

Vlen të theksohet që në renditjen përfundimtare, ekipi i AKCESK u rendit në vendin e 6-të me 23.5 pikë.

                                    
AKCESK në një takim me përfaqësues të qeverisë amerikane.
AKCESK